Aksidentohet Endriti, djali i Presidentit Thaҫi, policia jep detaje rreth rastit

15:25 | 13 Gusht 2020

Është aksidentuar djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫit.

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident, duke thënë se në të janë përfshirë tri vetura.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Sic kanë raportuar mediat, Endrit Thaci është në gjendje të mirë dhe është liruar pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK.

Komento: