
Është përfshirë në një aksident trafiku, Haki Abazi.
Ish zv/kryeministri Haki Abazi është përfshirë sot në një aksident trafiku në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Në pamje shihet vetura e Abazit e aksidentuar në mes të rrugës.
Nuk dihet për persona të lënduar, ndërkohë dëmet materiale në vetura janë të konsiderueshme.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.