Aksidentohet keq ish-kapiteni i Caglarit, gjendja e tij shumë e rëndë

21:37 | 20 Shkurt 2021

Ish-kapiteni i Cagliarit në gjendje të rëndë.

Ankth dhe frikë në Cagliari për jetën e Andrea Cossu. Ish-futbollisti i njohur skuadrës ishullore, tashmë i tërhequr nga futbolli (ka rolin e drejtuesit te Cagliari) është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në 554 në zonën e Selargius.

Ai tani është i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ish-mesfushori me tipare sulmuese përplasi me forcë Porsche-n e tij aq sa përfundoi jashtë kabinës.

Sipas informacioneve të shtypit italian Cossu ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim serioz në kokë.

Komento: