Aksidentohet keq lojtari i Arsenalit, kjo është gjendja e tij

23:15 | 08 Dhjetor 2018

Një lajm shumë i keq ka ardhur për skuadrën e Arsenalit pas fitorës ndaj Huddersfield.

Lojtari i skuadrës, Dominic Thompson, është përfshirë në një aksident të tmerrshëm trafiku, shkruan “The Sun”.

Thompson ishte duke vozitur në periferi të qytetit, në Hertfordshire, kur ndodhi aksidenti.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur dje, rreth orës 19:50 (sipas kohës sonë).

Ky aksident ka përfshirë plot tri skuadra. Policia thuhet të jetë njoftuar nga kalimtarët e rastit.

Nuk dihet nëse Dominic ka pësuar ndonjë lëndim ose jo. Mbetet të shihet në vazhdim.

Këto janë pamjet pas aksidentit:

Komento: