Aksidentohet për vdekje në krye të detyrës shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve, Kaqun Lima

21:56 | 08 Korrik 2025
Aksidentohet për vdekje në krye të detyrës shefi i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve, Kaqun Lima

Derisa ishte në kryerje të detyrës ka humbur jetën Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.

Lajmin e ka bërë tw ditur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

“Me keqardhje njoftojmë ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai u aksidentua sot rreth orës 15:30 në Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës, dhe ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.”, ka shkruar ai.

Komento: