Aksidentohet pranë ‘San Siro’-s Wanda, kjo është gjendja e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksidentohet pranë ‘San Siro’-s Wanda, kjo është gjendja e saj

12:11 | 16 Shkurt 2019

Gruaja e Mauro Icardi, njëheres agjendi i lojtarit, Wanda Nara ka shkaktuar aksident mëngjesin e sotshëm. Ajo ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj në kohën kur vetura e saj shkaktoi aksident.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Sport Mediaset, incidenti ndodhi në afërsi të San Siro këtë mëngjes ndërsa ajo po i afrohej autostradës.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, por ky është një incident serioz që mund të kishte pasoja tragjike, përcjell ORAinfo.

Tensionet me Wandas dhe tifoëzve janë acaruar dhe ‘tifozët’ duket se po marrin gjërat në duart e tyre.

Ëanda është fajësuar publikisht nga tifozët e Interit për prishjen e negociatave midis Icardi dhe klubit, pasi ajo po i ngadalëson bisedimet për rinovimin e kontratës, duke lënë mundësinë e largimit të lojtarit nga klubi.

Këtë javë, Icardit ju mor shiriti i kapitenit nga Interi dhe më pas ai refuzoi të merrte pjesë në udhëtimin në Europa League në Rapid Vienna. /ORAinfo/

Komento: