Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.
Sulmuesi i Sampdorias, Defrel, mbrëmjen e së dielës ka bërë një aksident të rëndë ku për pak sa nuk i mori jetën.
Sipas mediave italiane, Defrel kishte tentuar t’i ikë policisë dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe u aksidentua.
Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime por vetëm tronditje.
Raportohet se Defrelit i është gjetur nivel i lartë i alkoolit në gjak, prandaj ai kishte ikur për t’i shpëtuar konfiskimit të patentës së shoferit.
Ai rrezikon ndëshkim të madh nga klubi i tij pas këtij incidenti, për të cilin Sampdoria nuk ka reaguar ende.