Aksidentohet vetua me emigrantë, vdesin shtatë persona

10:11 | 14 Dhjetor 2021

Shtatë persona vdiqën dhe katër të tjerë u lënduan, kur një veturë me targa serbe që po bartte emigrantë u përplas në një shtëpi në Hungari në orët e vona të së hënës, pasi vozitësi refuzoi t’i ndalej policisë për kontrollim, tha policia hungareze.

Vozitësi pa se policia ishte duke kontrolluar vetura në fshatin Morahalom, afër kufirit me Serbinë, dhe u përpoq që t’i shmangte policët duke e rritur shpejtësinë e lëvizjes, i tha policia të martën agjencisë së lajmeve, MTI.

Vetura me të cilën po transportoheshin dhjetë emigrantë ishte nisur drejt qytezës Szeged, pastaj u përplas në një shtëpi dhe u rrokullis, shkruan Reuters, përcjell Express.

Policia tha se vozitësi, që ka pësuar lëndime, është ndaluar dhe se ndaj tij do të nisin procedura për trafikim të njerëzve dhe shkaktim të aksidentit fatal masiv.

Aksidenti ndodhi afër kufirit të anëtares së BE-së, Hungarisë, me Serbinë, që nuk është pjesë e bllokut. Qeveria e Kryeministrit Viktor Orban ndërtoi një rrethojë më 2015, në kulmin e krizës me emigrantë, kur qindra mijëra njerëz e kishin kaluar kufirin në përpjekje për të shkuar në Evropën Perëndimore.

Komento: