Aksidentohet vetura e KFOR-it në veri të Kosovës

00:04 | 03 Maj 2020

Sot në orët e paradites është aksidentuar në Zveçan një veturë e KFOR-it.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, shkruan lajmi.net.

Deri tek aksidenti ka ardhur pasi që vetura e KFOR-it ka qenë duke lëvizur në tejkalim në anën e kundërt të rrugës.

Siç raporton “Kossev”, të lënduar nëkëtë aksident kanë mbetur dy persona.

SHPËRNDAJE

Komento: