Izmi Zeka ka pësuar aksident trafiku gjatë ditës së enjte.
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident.
Zeka për lajmi. net e ka konfirmuar këtë, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka.
Në anën tjetër në medie u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.