Inspekcioni e policia aksion në afërsi të Tregut të Veturave.
Drejtoria e Inspekcionit, Komuna e Prishtinës njofton se sot ka zhvilluar një aksion në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave.
Sipas Drejtorisë së Inspekcionit aty rrezikohet edhe shëndeti i “nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme”.
Njoftimi i plotë:
Sot që nga orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka zhvilluar një aksion i madh në koordinim edhe me policinë e Kosovës me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave, zonë në të ciën përveç papastërtisë që krijohet zakonisht, rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme.