Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Korrupisonit në disa lokacione në rajonin e Gjakovës

14:00 | 11 Nëntor 2023

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Kelani./Front Online

Komento: