Bastisje në 33 qytete.
Policia e Kosovës, së bashku me Doganat e Kosovës dhe Agjencionin Tatimor të Kosovës kanë kryer një operacion në 33 qytete të Kosovës.
Nga ky operacion në të cilin kanë marrë pjesë mbi 1000 zyrtarë nga të 3 këto institucione janë bastisur 235 lokacione në 33 qytete të Kosovës.
Në këto bastisje ATK ka mbyllur 35 lokale të lojërave të fatit dhe Dogana e Kosovës ka konfiskuar mbi 180 aparate të këtyre lojërave.
Ky operacion është mbështetur edhe nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Organizuara, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike, Drejtoria e Hetimit të Korrupsionit dhe institucione të tjera.
Në Regjionin e Prishtinës janë bastisur 65 lokacione, në Mitrovicën e Jugut 22 lokacione, në Mitrovicën e Veriut 21 lokacione, në Pejë 25 lokacione, në Gjakovë 12 lokacione, Ferizaj 34 lokacione, në Gjilan 27 lokacione.
Gjithsej në total janë bastisur 235 lokacione në 33 qytete të ndryshme dhe operacioni po vazhdon ende, kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, e dyta për sot.