Policia e Kosovës është duke zhvilluar dy operacione të ndara për çështje të ndryshme në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi konfirmoi aksionin, teksa tha se detajet të tjera do të bëhen të ditura më vonë.
Ndërkohë, sipas raportimeve në media operacioni është duke u zhvilluar nën dyshimet për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar.