Aksion shpëtimi me rreth 80 persona e 6 helikopterë- Orteku gjigand në Itali i merr jetën dy personave, tre të tjerë plagosen rëndë

21:30 | 21 Mars 2026
aksion-shpetimi-me-rreth-80-persona-e-6-helikoptere-orteku-gjigand-ne-itali-i-merr-jeten-dy-personave,-tre-te-tjere-plagosen-rende

Një ortek në Tallone Grande, në Tirolin Jugor të Italisë, ka shkaktuar një tragjedi, duke i marrë jetën dy personave.

Pas aksidentit, autoritetet nisën menjëherë një operacion të madh shpëtimi, që përveç viktimave, u gjetën edhe pesë persona të tjerë, tre të plagosur rëndë dhe dy të tjerë me lëndime të lehta, njoftoi Qendra e Emergjencave e Bolzanos.

Orteku ndodhi rreth orës 11:40 të mëngjesit, në një lartësi prej 2,445 metrash, duke përfshirë gjithsej 25 alpinistë dhe skiatorë. Shumica e tyre fatmirësisht morën vetëm dëmtime të lehta nga dëbora.

Rreth 80 persona nga ekipet e shpëtimit morën pjesë në aksion, të mbështetur nga gjashtë helikopterë. /tch

Komento: