Aksionet e sotme të EULEX-it, reagon Grupi Parlamentar i AAK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksionet e sotme të EULEX-it, reagon Grupi Parlamentar i AAK-së

17:40 | 25 Shtator 2020

Grupi Parlamentar i AAK’së bën thirrje që të mos përsëriten aksionet si ai i sotmi i EULEX’it.

Grupi Parlamentar i AAK’së, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK’së Hysni Gucati nga policia e EULEX’it sot në zyrat e veteranëve.

GP i AAK’së ka thënë se operacionet si ky i soti janë të panevojshme dhe kanë bërë apel që të tilla të mos ndodhin.

“Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat e OVL të UÇK-së. Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme. Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.

Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë. Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot”, thuhet në reagimin e Grupit Parlamentar të AAK’së.

Komento: