Aksioni i forcave speciale të Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup, alarmohet Serbia

14:02 | 30 March 2019

Serbia në frikë nga aksioni i forcave speciale të Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup.

Një aksion i përbashkët i forcave speciale të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, ka alarmuar Serbinë, kjo pasi që është vendosur që aksioni i ushtrimit të tyre të përbashkët të emërohet “ Flash Ballkani Perëndimor”.

Siç shkruan ‘telegraf.rs’, ky emërtim është skandaloz dhe ngjallë frikë, sepse pikërisht përmes një aksioni të emërtuar “Flash”, Kroacia kishte dëbuar serbët nga rajoni i Slavonisë.

Siç shkruan gazeta, aksioni ‘Flash’, ishte organizuar nga kroatët për të persekutuar serbët.

Këto ushtrime të përbashkëta janë bërë për të intenfisikuar bashkëpunimin ndërshtetëror, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, hap ky shumë i rëndëishëm për integrim në BE.

Komento: