Aksioni i Inspektoratit në fund të marsit: Këto janë tri qendrat e masazhit që u mbyllën, u shqiptohen pesë gjoba

16:55 | 26 Prill 2026
aksioni-i-inspektoratit-ne-fund-te-marsit:-keto-jane-tri-qendrat-e-masazhit-qe-u-mbyllen,-u-shqiptohen-pese-gjoba

Në fund të muajit mars Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar një aksion inspektues, ku ka mbyllur tri qendra të masazhit në rajone të ndryshme të Kosovës dhe ka gjobitur 5 sosh.

Në aksionin e IQT’së janë mbyllur qendrat e masazhit: “Love Massage” në Prishtinë, “Lena Massage” në Prizren dhe “Gold Massage” në Gjakovë.

“Love Massage” është mbyllur me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet minimale teknik, me ç’rast është gjobitur me 1 mijë euro.

Komento: