Aksioni i orëve të hershme: Policia jep detaje për bastisën e 11 lagjeve të Prishtinës

09:10 | 21 Shtator 2022

Policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë është duke zhvilluar një aksion për rastin Brezovica

.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani tha se detajet lidhur me aksionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit” – tha Kelani, shkruan Express.

Deri më tani njoftohet se zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

Kontrollet në këto zona janë duke u bërë nën dyshimin e veprimtarisë së shpëlarjes së parave si dhe veprimtarisë së fajdeve.

Komento: