“Aksioni i policisë në Zveçan”, Kurti: Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë

20:12 | 05 Shtator 2023
“aksioni-i-policise-ne-zvecan”,-kurti:-nje-tjeter-fitore-ne-sundimin-e-ligjit-dhe-sigurine-ne-kosove

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë aksionin e policisë të martën në Zveçan ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se ky aksion u krye në prani të KFOR-it, armë këto të cilat sipas tij do përdoreshin nga bandat kriminale në veri.

“Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë. Sot policia e Kosovës në prani të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan të përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme në veri. U konfiskuan armë të shkallës ushtarake si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë”, ka shkruar Kurti.

Komento: