Aksioni i sotëm në Mitrovicën e Jugut dhe në Pejë, Policia tregon se çfarë u sekuestrua

14:18 | 07 Shtator 2022

Çolicia e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme për veprat penale që ndërlidhen me trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike

.

Policia e Kosovës, përkatësisht Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale të disa personave të dyshuar që kryenin veprat e lartcekura.

Si rezultat i veprimeve të marra në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar.

Po ashtu njësitë policore në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll).

Gjatë këtij operacioni policor në të dy rajonet në Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut, janë sekuestruar provat materiale si:

• shtatë (7) armë (2 Ak47, 5 revole),

• rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm,

• 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m,

• mbi 25 gramë kokainë,

• 5500 euro (para të gatshme),

• 6 telefona,

• si dhe dokumente relevante për rastin.

“Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetentë 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në realizimin e detyrave për parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave kryes të veprave penale”,thuhet në njoftimin për media.

Komento: