Aksioni në lagjet e njohura të Prishtinës, flet prokurori Maloku: Janë arrestuar 7 persona

10:01 | 21 Shtator 2022

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes ka shkuar në shtatë.

Prokurori i Prokruroisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha për Express “janë arrestu shtatë persona”

Aksioni është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media.

Personat e arrestuar dyshohen kryesisht për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.

Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

Komento: