Aksioni në rrugë B nuk ishte i Policisë, por…

13:10 | 12 July 2019

Policia thotë se s’pati aksion te rruga B, por xhirime filmike.

Një aksion i policisë së Kosovës në Rrugën B në Prishtinë ka tmerruar banorët e kësaj lagjeje.

Nga disa shpërthime të bombave që u hodhën nga policia në mes të ditës, qytetarët u shprehën të shqetësuar nga ajo që po ndodhte.

Mirëpo, policia, pas këtyre shqetësimeve bëri të ditur se bëhet fjalë thjesht për një ushtrim policor, e kjo po bëhej për të kryer disa xhirime filmike.

“Ju njoftoj se në lokacionin e përmendur ka pasur një ushtrim policor, një skenar simuluese. Nuk ka pasur aksion apo operacion te Policisë. Jemi duke bërë disa xhirime. Ju faleminderit per mirëkuptim”, bënë të ditur për Express nga policia e Kosovës.

As banorët dhe mediat nuk janë njoftuar paraprakisht për këto plane.

Komento: