Aksioni në veri, ja ҫfarë shkruajnë mediat botërore

12:30 | 28 May 2019

Një aksion i madh po zhvillohet nga Policia e Kosovës, në veri të vendit.

Agjencitë botërore transmetuan lajme nga aksioni i forcave speciale të policisë së Kosovës.

AP thekson se Serbia ka urdhëruar që trupat e saj të jenë plotësisht të përgatitura pas raportit se Policia e Kosovës hyri në veri për të arrestuar policët e akuzuar për kontrabandë, krim të organizuar, keqpërdorim i pozitës.

Agjencia citon Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën se veprimi i policisë së Kosovës ishte projektuar për të trembur dhe dëbuar serbët nga Kosova, dhe përfaqëson “jo vetëm kërcënim për stabilitetin, por edhe kërcënimin më të drejtpërdrejtë për paqen”.

Agjencia italiane Ansa njofton se në mëngjesin e hershëm në veri të Kosovës, njësitë e policisë speciale arrestuan 13 anëtarë serbë të policisë së Kosovës, e cila sipas agjencisë italiane ngriti tensionet ndëretnike.

Ansa transmeton se janë dëgjuar sirenat në pjesën veriore të Mitrovicës, qyteti më i madh në veri të Kosovës.

Agjencia thotë se presidenti serb Vuçiq kërkoi nga vendet perëndimore për të ndërhyrë tek autoritetet në Prishtinë për t’i bindur ata që të ndalojnë veprimet ndaj popullatës serbe.

Ndërsa, agjencia ruse Tass thotë se veprimi i Prishtinës zyrtare “ka provokuar zemërimin e serbëve të Kosovës”.

Komento: