Aksioni në veri, ky është reagimi i Kadri Veselit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksioni në veri, ky është reagimi i Kadri Veselit

11:31 | 28 Maj 2019

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh në veri të Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar për aksionin policor kundër kontrabandës dhe kri mit, që rezultoi me dhjetëra policë e qytetarë të prangosur në gjithë vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se s’ka objektiv më të rëndësishëm sesa garantimi i sundimit të ligjit.

“Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

Pas njoftimeve për disa të prangosjen edhe në veri dhe hasjen e policisë në rezistencë për të kryer detyrat në këtë hapësirë, Veseli ka ftuar qytetarët serbë të veriut që të përmbahen e të mos bien pre e propagandës nga politika e Serbisë.

“U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar. Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë”, ka shtuar ai.

Komento: