Aksioni në veri nga Njësia Speciale- ROSU, ja çfarë ka bërë Serbia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksioni në veri nga Njësia Speciale- ROSU, ja çfarë ka bërë Serbia

15:02 | 01 Qershor 2019

Serbia themelon komision.

Pas rezultateve nga ky komision thuhet se shteti i Serbisë do të ndihmojë familjet dhe pronat e dëmtuara.

Autoritetet e Përkohshme të Komunës së Zubin Potokut sot kanë themeluar një komision për të përcaktuar bilancin e pasojave nga ndërhyrja e ROSU-s në këtë komunë.

Pas rezultateve nga ky komision thuhet se shteti i Serbisë do të ndihmojë familjet dhe pronat e dëmtuara, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Komisionit Srgjian Vuçiniq, tha për Tanjug se anëtarët e komisionit, së bashku me përfaqësuesit e të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, sot vizituan 16 familje, të cilave ju është premtuar mbështetje në periudhën e ardhshme.

“Ne duam të shohim se si mund t’i ndihmojmë njerëzit që ishin viktima të dhunës policore në komunën e Zubin Potokut dhe qytetarët tanë duhet të dinë se autoritetet lokale dhe Zyra për Kosovën do të jenë me ta në çdo mënyrë”, tha Vuçiniq.

Forcat speciale të Kosovës të martën kanë zhvilluan një operacion që synonte luftimin e korrupsionit, me këtë rast janë prangosur rreth 19 zyrtarë policor, 11 serbë, 4 shqiptar dhe 4 boshnjak.
Po ashtu, janë prangosur edhe 11 qytetarë dhe një zyrtarë rus i UNMIK-ut.

Komento: