Aksioni në veri/Prokuroria Speciale: Po zhvillohet për korrupsion, ryshfet e keqpërdorim detyre

10:30 | 18 Nëntor 2023
aksioni-ne-veri/prokuroria-speciale:-po-zhvillohet-per-korrupsion,-ryshfet-e-keqperdorim-detyre


Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me aksionin që është zhvilluar në veri, mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë  se aksioni është duke u zhvilluar për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu, për express.

Aksionin për Front Online e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se janë duke e asistuar Doganën në këtë aksion.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

Komento: