Aksioni në veri, si rrodhën informacionet nga autoritetet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksioni në veri, si rrodhën informacionet nga autoritetet

20:15 | 14 Tetor 2021

Veriu i Kosovës dje ishte jo i qetë.

Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion në katër komuna të Kosovës përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha se operacioni ka nisur që një vit dhe shtoi se ka pasur edhe rrjedhje të informacionit, e që janë duke e hetuar.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se intervenimi i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ishte legjitim.

Aksioni i Policisë së Kosovës i zhvilluar në datën e 13 tetorit në katër qytete të Kosovës ishte planifikuar për një vit të plotë.

Mirëpo gjatë kësaj periudhe përgatitore, ky institucion dyshon se kishte rrjedhje të informacionit.

Këtë e pohoj vetë i pari i Policisë. Ndërsa ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka treguar se pse ka ndodhur kjo rrjedhje e informatave.

Ky madje po e vlerëson si të dështuar operacionin, meqë siç thotë Qalaj, operacioni është bazuar në një vlerësim jo adekuat të rrezikut, sidomos në pjesën veriore të vendit.

E Fatmir Çollaku, ekspert i sigurisë pengesën e serbëve lokal kundrejt arrestimit të personave nga Policia e Kosovës e sheh shqetësuese.

Megjithatë këtë intervenim, Çollaku e ka konsideruar si të suksesshëm.

Situata në veri të Mitrovicës tashmë është e qetë, megjithatë gjatë aksionit janë lënduar 10 policë.

Komento: