Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të madh në veri të vendit.
Edhe Rusia ka reaguar pas këtij aksioni ku u prangosën disa persona që dyshohet se janë të ndërlidhur me krimin dhe kontrabandën.
Ministria e Jashtme ruse përmes një reagimi ka thënë se këto veprime të Prishtinës janë provokime të hapura.
Tutje, kjo ministri i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë dhe sipas tyre të ndalin eskalimin e mëtutjeshëm të situatës në atë pjesë.
Ndryshe, Policia e Kosovës në veri sot është përballur me rezistencë të armatosur nga serbët atje, si pasojë e së cilës katër policë kanë mbetur të plagosur.