
Edhe gjatë natës mes 9 dhe 10 marsit kanë vazhduar kërkimet për Alush Kastratin, 80-vjeçarit nga Zatriqi i Rahovecit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi të lëshuar për media, ka bërë të ditur se ekipet e angazhuara kanë qëndruar në terren duke kontrolluar zona të ndryshme dhe duke punuar pa ndërprerje në kërkim të të moshuarit.
“Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka përcjellë nga afër zhvillimet e aksionit dhe ka qëndruar pranë ekipeve të angazhuara dhe vullnetarëve që po kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët”, thuhet në njoftim.