
Ministri i Financave e ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, duke e cilësuar atë si një akt banditesk dhe të papranueshëm.
“Sulme të tilla nuk na zbrapsin, por veç na e rikujtojnë neve dhe të gjithë qytetarëve se sa e rëndësishme është që Kosova kurrë më të mos kthehet prapa, në duart e atyre që shtetin e konsiderojnë pronë private”, ka deklaruar ministri.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të identifikojnë dhe të vendosin para drejtësisë përgjegjësit për këtë sulm.