Aktakuzat e paralajmëra, Specialja akrediton avokatë nga e gjithë Evropa

18:57 | 15 October 2019

Gjykata Speciale ka paralajmëruar aktakuza të reja.

Zhvillime tejet dramatike janë paralajmëruar nga Gjykata Speciale e Hagës gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se mbi 20 persona janë ftuar vetëm këto dy ditë nga prokurorët e Specializuar të Hagës, shkruan lajmi.
Madje, ka paralajmëruar edheprangosje e ngritje të aktakuzave gjatë muajit të ardhshëm.

Dyshimet e Gucatit mund të përforcohen edhe në faktin se Specialja e ka publikuar listën e plotë të avokatëve të akredituar të viktimave dhe të akuzuarve në proceset gjyqësore.

Lista përmban rreth 164 emra të avokatëve nga Kosova, Serbia, Malajzia, Holanda, Ukraina, SHBA-të, Italia, Sllovenia, Zelanda e Re e Hungaria.

Kujtojmë, se Specialja në korrik intervistoi edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, teksa zgjodhi të mbrohej në heshtje.

Në këtë formë u mbrojtën edhe të intervistuarit e tjerë të profilit të lartë.

Më poshtë e keni listën e plotë të avokatëve të akredituar nga Specialja:

Komento: