Aktakuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së po i harton ky prokuror – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aktakuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së po i harton ky prokuror

09:47 | 20 Janar 2019

Prokurori që po i harton aktakuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së është Allan Tiger.

Dhe, së shpejti pritet të bëhen disa nga aktakuzat e para për ish pjestarët e UÇK-së.

Mediumi gjerman Deutche Welle shkruan se prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiqin e Sllobodan Millosheviqin.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë do të angazhojë do të shkojë deri në 75.

Bennet ndërkohë ka thënë se me përgatitjen e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së është duke u marrë Prokurori Allan Tiger, njeriu i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe që ka ngritur aktakuzat ndaj Ratko Mlladiçiqt e Sllobodan Millosheviqit.

Në një intervistë për DW, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet.

Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi të dhënat e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet.

Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai.

Komento: