Aktakuzë kundër 21 personave në rastin “Subvencionet”, 11 prej tyre zyrtarë

15:51 | 22 February 2022

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 21 personave në rastin “Subvencionet”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata dyshohet për veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ , ‘’Mashtrim me subvencione’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzetenjë (21) të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 KPRK-së, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së, ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të KPRK-së dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga neni 390 të KPRK-së.

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.

Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro.

Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500.000.00) euro, si dhe të disa veturave.

Komento: