Aktakuzë kundër dy personave për vra*sje, maltretime e plaçkitje gjatë luftës në Kosovë

10:08 | 31 October 2024
aktakuze-kunder-dy-personave-per-vra*sje,-maltretime-e-plackitje-gjate-luftes-ne-kosove

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dy personave për vepra penale që ndërlidhen me krimet e luftës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të akuzuarit janë S.S dhe M.S.

Sipas aktakuzës, “ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat Penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.”

Komento: