Aktakuzë kundër pesë personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe armëmbajtje të paautorizuar

13:20 | 25 Janar 2024
aktakuze-kunder-pese-personave-per-shtytje-ne-kryerjen-e-veprave-terroriste-dhe-armembajtje-te-paautorizuar

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë të pandehurve L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S.

Sipas aktakuzës të pandehurit L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit L.B dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Komento: