Aktakuzë ndaj personit që dyshohet se dhunoi 18-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore

15:09 | 28 Maj 2024
aktakuze-ndaj-personit-qe-dyshohet-se-dhunoi-18-vjecaren-me-aftesi-te-kufizuara-mendore

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.D. nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një 18-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore.

Vepra dyshohet se ndodhi nga data 1 deri më 2 maj, në një motel në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e kishte detyruar viktimën të kryente akt seksual pa pëlqim.

Ai akuzohet se fillimisht e kishte bindur të dëmtuarën që të dilte me të dhe e kishte dërguar në një motel e ndaj saj kishte ushtruar dhunë seksuale e fizike duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas kësaj, ai e kishte lënë në rrugë viktimën.

Komento: