Aktgjykimi në Hagë nis në orën 10:00, transmetimi në Kosovë me 10 minuta vonesë

10:12 | 17 Nëntor 2026

Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve në rastin për pengim të drejtësisë nis në orën 10:00 në Gjykatën Speciale në Hagë.

Megjithatë, qytetarët në Kosovë nuk do të mund ta përcjellin drejtpërdrejt nisjen e seancës, pasi transmetimi publik bëhet me dhjetë minuta vonesë.

Pamjet nga salla e gjyqit pritet të shfaqen nga ora 10:10.

Aktgjykimi do të përcaktojë vendimin e trupit gjykues lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve.

Komento: