Aktivisti i njohur i Vetëvendosjes nuk arrin të bëhet deputet

14:37 | 10 October 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia fituese në zgjedhjet e 6 tetorit. Rrjedhimisht kjo parti ka fituar numrin me të madh në legjislaturën e ardhshme.

Por besimin e qytetarëve nuk ka arritur ta fitoj edhe njëri ndër aktivitet me të ‘flaktë’ të Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, përcjell ORAinfo.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale. /ORAinfo/

Ja postimi i plotë i tij:

Të dashur aktivistë, anëtarë, vullnetarë (sidomos ju që keni ardhë nga jashtë Kosovës), familjarë, shoqe e shokë,

Në bazë të informatave të deritanishme të rezultateve për kandidatët i bie që nuk kam marrë votat e nevojshme që të bëhem deputet.

Jam shumë i lumtur që kandidimi e fushata nuk më kanë tjetërsuar dhe kam punuar me aq sa kam ditur e mundur për fitoren e Lëvizjes.

Ju falemnderoj secilin për ndihmën, kontributin dhe secilën votë, sadoqofshin ato.

Do ta dua vendin tim e popullin të cilit i takoj siç e kam dashur përherë.

VETËVENDOSJE

Komento: