Aktivisti i PDK-së me parullë para Ministrisë së Bujqësisë: 100,000 euro Kushës, 0 euro gratë e Krushës

14:38 | 18 November 2024
aktivisti-i-pdk-se-me-parulle-para-ministrise-se-bujqesise:-100,000-euro-kushes,-0-euro-grate-e-krushes

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton Peci që i dha grant 100 mijë eurosh Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

“100,000 € Kushës. 0 € gratë e Krushës”, shkruhet në parullën e aktivistit të PDK-së.

Koorporata “Krusha” e Fahrije Hotit, e cila është një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë ose të gjithë bashkë gjatë luftës në Kosovë, tha se u bë padrejtësi ndaj tyre, pasi Ministria e Bujqësisë ua refuzoi aplikimin për grant.

Komento: