Aktivistja Arjeta Musliu i hyn politikës, mbështet Vjosa Osmanin

20:40 | 07 Maj 2026
aktivistja-arjeta-musliu-i-hyn-politikes,-mbeshtet-vjosa-osmanin

Aktivistja Arjeta Musliu, i është bashkangjitur rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani.

Osmani tha se jeta e Musliut ka qenë i ndërtuar mbi dhimbjen personale dhe angazhimin shoqëror.

Ajo theksoi se historia e Musliut nuk është formësuar nga politika, por nga përjetimi i dhimbjes, të cilën ajo e ka shndërruar në forcë dhe mision për të ndihmuar të tjerët

Sipas saj, Musliu ka zgjedhur të angazhohet për të shpëtuar jetë, për të përkrahur familjet që përballen me sfida të mëdha dhe për t’u dhënë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje.

“Arjeta Musliu nuk vjen në këtë rrugëtim për veten e saj, por për çdo nënë, motër e vëlla që përballet me pasojat e varësisë nga substancat narkotike dhe për çdo të ri që ka nevojë për mbështetje për të dalë nga errësira,” u shpresh ish-presidentja transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidentja rikujtoi gjithashtu se në vitin 2021, Musliu është dekoruar me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”, në vlerësim të angazhimit të saj shoqëror.

Osmani ka theksuar se Musliu është mbështetur nga ajo në të kaluarën dhe do të vazhdojë të mbështetet edhe në të ardhmen, duke shtuar se ajo do të jetë zëri i kësaj kauze edhe në Kuvendin e Kosovës.

“E dashur Arjeta, mirë se vjen,” përfundon deklarata e ish-presidentes Osmani, duke sinjalizuar përfshirjen e Musliut në skenën politike.

Komento: