Aktivistja e PSD-së ia shkruan Gërvallës UÇK në veturë

11:20 | 13 Qershor 2022

Gërvallës nuk i ndalen reagimet, aktivistja e PSD-së ia shkruan UÇK në veturë.

Aktivisja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, sot ka zhvilluar një aksion simbolik për të kundështuar mospërmendjen e UÇK-së nga ana e ministres Gërvalla.

Ajo ka shkruar “UÇK” në veturën e ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, ka shkruar ajo.

Dje, Kosova ka shënuar 23-vjetorin e çlirimit nga regjimi serb, ndërsa në urimin e saj, Gërvalla nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shkaktuar shumë reagime. Ajo falenderoi vetëm ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, por jo ata të UÇK-së.

Postimi i plotë i Gërvallës:

Të gjithë shqiptarëve anembanë, urime dita e çlirimit të Kosovës.

Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vet Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë, kur jemi të bashkuar.

Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm.

12 qershori duhet të na përkujtojë gjithmonë se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Republikës së Kosovës.

Komento: