
Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar tetë aksidente me dëme materiale dhe 15 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, janë shqiptuar 56 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 34 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 34 për modifikim të automjeteve me folje të errëta.
Si pjesë e masave për sigurinë rrugore, 46 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.
Policia e Gjilanit ka apeluar te qytetarët që në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale të tregojnë kujdes, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të përdorin raportin evropian të aksidenteve, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë në trafik.