Aktivitetet e LDK’së për 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova

08:07 | 21 Janar 2024
aktivitetet-e-ldk’se-per-18-vjetorin-e-vdekjes-se-ish-presidentit-rugova

Sot bëhen 18 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për këtë përvjetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë disa aktivitete.

Nga ora 09:15, do të bëjnë homazhe te varri i ish presidentit Rugova.

Në ora 09:30 do ta vizitojnë familjen Rugova, ndërsa në orën 11:00 do të marrin pjesë në promovimin e librit “Pushteti dhe intelektualët” të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

Komento: