Aktivizohet policia në Medvec të Lipjanit, një person lëvizi me pushkë në rrugët e fshatit

10:56 | 23 Dhjetor 2025
Aktivizohet policia në Medvec të Lipjanit, një person lëvizi me pushkë në rrugët e fshatit

Një person ishte parë duke lëvizur me armë të gjatë në një rrugë në Medvec të Lipjanit.

Kjo ka shqetësuar banorët e fshatit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Këta të fundit dolën në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë ajrore dhe 74 diabolla.

Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Komento: