Aktori i njohur infektohet me koronavirus

10:30 | 12 Shtator 2020

Infektohet me Covid-19 aktori i njohur.

Një tjetër aktor i njohur turk është infektuar me koronavirus dhe bëhet fjalë për Mert Ramazan Demir.

Mediat turke shkruajnë se aktori ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe pasi i është nënshtruar testit ka dalë pozitiv.

Mësohet se aktori është sëmurë dhe xhirimet e serialit ku ai luan janë ndërprerë.

Aktori 22-vjeçar luan në serialin “Ogretmen” i cili ka patur shumë sukses në Turqi.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe aktori i “Çukur” Kubilay Aka dhe aktorja Alina Boz e njohur si “Hazall” nga seriali “Fate të kryqëzuara”, bënë të ditur se janë infektuar.

Komento: