Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna ka thënë se Nëpër iftare mos të thirren vetëm njerëzit me famë, por edhe të varfrit e jetimët.
Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, aktori kosovar, Naser Rafuna ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Por, artisti i pëlqyer ka dhënë edhe një porosi me vend:
“Të gjithë besimtarëve, urime Muaji i Madhërishëm i Ramazanit. Qoftë përplot dashuri, paqe e harmoni në çdo familje. Përndryshe të mos harrojmë që nëpër iftare të mos thirren vetëm njerëzit me famë, autoritet dhe të pasur duke i anashkaluar të varfërit, jetimët dhe ata në nevojë. Agjërim të lehtë myslimanëve kudo në botë”, ka shkruar ai.