Aktori i njohur turk konfirmon publikisht se ka origjinë shqiptare

11:47 | 08 Korrik 2019

Ai është aktor shumë i kërkuar.

Aktori turk Serdar Ozer është bërë i njohur për publikun shqiptar pas rolit të tij në serialin “Një pjesë e imja”.

Ai luante rolin e personazhit negativ edhe pse në jetën reale ai konsiderohet si një person i qetë dhe jo agresiv.

Së fundmi aktori ka publikuar në Instastory disa përgjigje për fansat e tij dhe ajo që na ka habitur të gjithëve është pikërisht pyetja mbi Kosovën.

Një fans e pyet nëse Serdar e ka vizituar Kosovën dhe aktori zbulon se nëna e tij është nga ky shtet.
“Jo nuk e kam vizituar, por nëna ime është nga Kosova”, shkruan aktori.

Serdar nuk lshtë i vetmi aktor turk që ka pranuar origjinën e tij edhe Can Yaman më herët ka treguar se është shqiptar.

Komento: