Vdekja e Arian Dacit ka prekur gjithë opinionin.
Edhe aktori kosovar, Jeton Zogjani përmes një statusi në llogarinë Facebook i ka shkruar disa fjalë për të ndjerin, ndërsa ka ngushëlluar familjen Daci për këtë tragjedi.
Madje artisti kosovar, ka postuar edhe një fotografi ku disa turistë në Brezovicë, pikërisht vendit ku edhe dha jetë Ariani kanë formuar emrin e tij.
Ky është statusi i Zogjanit:
Ta perfundosh kapitullin e jetes ne vendin e pasionit te cilit i ke kushtuar jeten, megjithate eshte njefare bekimi!
Ky do te jete ngushellimi me lehtesues per familjen e akademik Nexhat Dacit, pasi iu dha lamtumira e fundit djalit te tyre Arianit.
Ky njeri i urte, qe ka ditur te keshilloje te gjithe te tjeret dhe ka dhene kontributin e tij per te miren tone te perbashket, ne kohe te veshtira, duhet te jete kaq i forte per ta perballuar nje dhimbje si kjo. Dhimbje te cilen duhet ta ndaje me çdo qytetar qe ka vleresim per vlerat e kesaj familje.
Ariani te kujtohet per te gjitha te mirat. Shpirti i tij i bardhe si bora!!