Aktori kosovar në Belgjik thotë se u telefonua dy herë nga KQZ: Nuk isha në listë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aktori kosovar në Belgjik thotë se u telefonua dy herë nga KQZ: Nuk isha në listë

23:15 | 23 Janar 2021

Aktori kosovar në Belgjikë flet për verifikimin e KQZ-së.

Aktori i njohur kosovar, Jehon Gorani, i cili jeton në Belgjikë, ka thënë se është telefonuar dy herë brenda ditës për verifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gorani thotë se duke u bazuar në rastin e tij, thirrja telefonike nga KQZ duket se nuk ua garanton verifikimin si votues e rrjedhimisht as të drejtën e votës.

“Mua personalisht me kane marre ne telefon sot paradite nga KQZ me pyetjet ne lidhje me te dhenat e mia. Sonte serish morra te njeten thirrje nga #KQZ me te njetat pyetje dhe te njetin motiv – verifikimin e te dhenave. Gjate bisedes se dyte telefonike personi ne fjale nuk ishte ne dijeni se isha thirrur ne mengjes dhe shprehu habine ne lidhje me kete.”, ka shkruar ai në Facebook.

Gorani tutje shton se kjo nënkupton që me thirrjen e parë telefonike nuk qenka përfshirë fare në listën e votuesve dhe ka dyshime se as pas telefonatës së dytë nuk ka ndodhur kjo gjë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Thirrja telefonike nga #KQZ duket se nuk ta ka garanton verifikimin si votues rrjedhimisht as te drejten e votes per zgjedhjet e 14 shkurtit.

Se paku keshtu del nga rasti im.

Mua personalisht me kane marre ne telefon sot paradite nga KQZ me pyetjet ne lidhje me te dhenat e mia.

Sonte serish morra te njeten thirrje nga #KQZ me te njetat pyetje dhe te njetin motiv – verifikimin e te dhenave.

Gjate bisedes se dyte telefonike personi ne fjale nuk ishte ne dijeni se isha thirrur ne mengjes dhe shprehu habine ne lidhje me kete.

Kjo do te thote se me thirrjen e pare telefonike nuk u paskam perfshire ne listen e votueseve.

Rrjedhimisht kam arsye kredibile me dyshu se as pas kesaj te dytes rexhistrimi nuk eshte i garantuar.

Komento: